Aktualitet Fund radhëve për dokumente/ 500 mijë vetë marrin shërbime çdo ditë në...

Fund radhëve për dokumente/ 500 mijë vetë marrin shërbime çdo ditë në eAlbania

Shqetësimi më i madh i të punësuarve përveç pagave është nëse punëdhënësi i tyre i derdh kontributet aq sa u takon kryesisht ata që punojnë në subjekte private.

Ka pasur raste kur në fakt u mbaheshin kontribute por punëdhënësi nuk i kalonte ato në sigurime shoqërore .Por tanimë mund të kontrolloni punëdhënësin tuaj nëse ju derdh ose jo kontribute për punën që bëni gjithashtu dhe shumën, në portalin e-albania.

Mund të futen të kërkojnë pasi të gjithë të dhënat e kontributeve i gjen në e-albania.

Por kontributet nuk janë i vetmi shërbim pasi nga e-albania mund të shkarkohet një certifikatë ,karta e shëndetit ,fatura e energjisë elektrike dhe shumë shërbime të tjera të cilat kërkojnë kohë .Por kërkohet që më parë të krijosh një llogari në këtë portal.

Duke futur emër mbiemër, atësinë, numrin personal të kartës së identitetit nr telefoni. Por këto duhet të jenë të sakta pasi konfirmohen në kohë reale në gjendjen civile.

e-albania u krijon lehtësira edhe qytetarëve shqiptare që kanë emigruar.

Ata që duhet të shkojnë një certifikatë ,leje kalimi për fëmijët…

Pothuajse 500 mijë qytetarë marrin shërbime çdo ditë nëpërmjet e- albania duke kursyer kohën duke evituar radhët e gjata apo burokracitë e shumta që hasen për të marrë këto shërbime.