Kulturë Fundi i një Spidermani: Pse dështoi Tobey Maguire në Hollywood?

Fundi i një Spidermani: Pse dështoi Tobey Maguire në Hollywood?

| Nga American Eye
Shpërndaje

Në vitet 2000, Tobey Maguire dikur ishte ylli i Hollivudit dhe një nga aktorët më të paguar të dekadës. Megjithatë, në vetëm disa vite, karriera e tij u mbyll dhe Tobey përfundoi në periferi të Movieland. Por, çfarë ndodhi pikërisht me Spider-Man-in e preferuar të të gjithëve? Le të kujtojmë disa nga sukseset e aktorit në karrierën e tij.

Fillimi i karrierës së tij të aktrimit, 1992

Tobias Vincent Maguire u shfaq fillimisht në ekran në moshën 13-vjeçare. Megjithatë, në atë kohë, ai nuk mendonte të bëhej një aktor, ai mendonte të bëhej kuzhinier si babai i tij. Nga ana tjetër, nëna e Maguire kishte ëndërruar që ai të luante në kinema. Megjithatë, e ëma arriti të gjejë një mënyrë për të frymëzuar djalin e saj duke i ofruar atij 100 dollarë për t’u regjistruar në kurse aktrimi. Maguire fillimisht u shfaq në reklama dhe shfaqje televizive, që i sollën atij disa fitime të mira. Në moshën 13-vjeçare ai u largua nga shkolla dhe nisi karrierën e tij si aktor. Shumë shpejt ai mori një rol në një film ku luajtën edhe aktorët Robert De Niro dhe Leonardo DiCaprio, në atë kohë të panjohur. Maguire dhe DiCaprio, duke punuar krah për krah së bashku, shumë shpejtë nga kolegë u bënë miq të ngushtë mes tyre. Miqësi e cila vazhdon që prej asaj dite.

Suksesi i parë, 1998

Shfaqjet e tij të ngurta në “Pleasantville” sëbashku me Reese Witherspoon dhe në “House House” me Charlize Theron, u treguan të gjithëve se Maguire nuk ishte vetëm një fytyrë e këndshme për reklamat, por një aktor që duhej marrë seriozisht. Për hir të një skene në “Fear and Loathing in Las Vegas” (1998), Maguire bëri disa transformime në pamje për t’iu përshtatur rolit që kishte. Por, siç thotë ai, këto role së bashku me Johnny Depp dhe Benicio Del Toro, kishin një vlerë të madhe. Përveç kësaj, Maguire fitoi reputacionin e të qënit një aktor universal

Roli i tij përcaktues i karrierës, 2002

Falë rolit të tij në Spider-Man, Tobey Maguire iu bashkua “A-listës” (një listë me të famshmit e Holliwood, që kishin të ardhura të mëdha.) Në fundjavën e hapjes, filmi bëri 110 milionë dollarë. Pas këtij suksesi të mrekullueshëm, aktori u regjistrua për t’u shfaqur në dy seri. Spider-Man 2 ende konsiderohet të jetë një nga filmat me superheronj më të mëdhenj të të gjitha kohërave!

Problemet fillojnë në 2007

Gjatë pjesës së tretë të filmit, Maguire u përpoq të fitonte edhe më shumë para nga studio duke kërkuar një tarifë tepër të lartë. Gjatë kësaj kohë aktori filloi të ankohej edhe për probleme shëndetësore, për dhimbje të shpinës dhe kërkoi që mjekët të jenë vazhdimisht të pranishëm në grup. Kjo erdhi deri në atë pikë ku një mjek i maste numrin e hapave që Maguire mund të bënte përpara kamerës pa rrezikuar shëndetin e tij. E gjitha kjo e vuri fatin e filmit në rrezik dhe producentët filluan të mendonin për zëvendësimin e Maguire me Jake Gyllenhaal.

Vetë prodhuesit pranojnë se në kohën kur ai filloi të punonte në atë film, ai do të dilte krejtësisht nga binarët, ndërkohë që kjo përkoi edhe me mungesën e ideve interesante të vetë serisë së filmave Spiderman. Natyrisht, kjo ka ndikuar edhe në karrierën e Maguire. Pas një kohe, ekskluziviteti u rihap, por pa Maguire në rolin kryesor. Tifozët e Tobey besojnë se ishte pikërisht koha kur karriera e tij filloi të shkonte drejt greminës.

Varësia e aktorit ndaj lojërave të fatit i bëri gjërat më keq. Në atë kohë Maguire kalonte shumë kohë në kazino nëntokësore të pokerit për lojtarët e elitës.

Përpjekjet për të ringjallur karrierën e tij, 2009-2014

Përfundimisht, Maguire vendosi të ringjallte karrierën e tij si aktor. Por kjo ishte paksa e vështirë! Të gjithë filmat me vlerë në të cilët Maguire është shfaqur pas përfundimit të trilogjisë së Sam Raimit mund të numërohen me gishtat e një dore. Në filmin “Brothers”, Maguire luajti së bashku me ish-rivalin e tij Jake Gyllenhaal. Performanca e Maguire i dha një çmim Saturn dhe një nominim për një Golden Globe. Aktori gjithashtu u paraqit në një rol mbështetës në përshtatjen e suksesshme të 2013 të “The Great Gatsby” dhe madje provoi fatin e tij në disa seri televizive dhe si aktor zëri për personazhet e filmave me kartona. Këto zgjedhje i sollën atij sukses të arsyeshëm, por jo aq sa sukseset që ai kishte në fillim.

Pra, cilat janë arsyet që çuan që aktori të mos kishte suksese në karrierën e tij?

Fytyra e Tobey duket shumë e re; ka një vështrim naiv, të ngjashëm me fëmijën dhe zëri i tij është i butë. E gjithë kjo përshtatet në mënyrë të përkryer me imazhin e tij kur ai ishte në 20 dhe 30 të tij. Por tani aktori është 43, ndërsa pamja dhe sjellja e tij nuk kanë ndryshuar shumë. Në thelb, kjo duket se ka ndikuar që aktori të përshtatet në karakteret e filmave të tij.