Bota Fundi tragjik i studentes që mbante dietë me uthull molle

Fundi tragjik i studentes që mbante dietë me uthull molle

Një studente 20-vjeçare, e cila ishte e fiksuar pas peshës së saj, vdiq pasi merrte vazhdimisht pilula me uthull molle.

Lindsey Bone, 20 vjeç, u gjet e vdekur nga shoqet në dhomën e gjumit të saj në Brighton, ku ajo jetonte ndërsa studionte në Universitetin e Sussex.

Policia thotë se vdekja e saj është ende mister, por nëna e Lindsey-t paralajmëroi vajzat dhe të rinjtë që të heqin dorë nga metodat ekstreme të humbjes së peshës duke përmendur edhe shkakun që ajo mendon që e çoi vajzën e saj të humbiste jetën.

E reja kishte filluar një dietë të rreptë për veten duke përfshirë heqjen dorë nga ushqimi dhe pirjen e pilulave me përmbajtje të uthullës së mollës.