Kryesore Fundjava në shtetrrethim: Ja 9 qytetet ku do të ketë lehtësira lëvizjeje...

Fundjava në shtetrrethim: Ja 9 qytetet ku do të ketë lehtësira lëvizjeje javën tjetër

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se nga dita e hënë do të ketë lehtësira më të mëdha për disa zona në vend.

“Nga fillimi i javës tjetër, në një sërë zonash të vendit do të kemi një relaksim, krahasuar me Tiranën apo zona të tjera.

Qarku i Gjirokastrës do të ketë më shumë lehtësira, po kështu edhe qarku i Dibrës, po kështu, bashkia e Divjakës, po kështu Saranda, Konispoli, Himara, që do të kenë lëvizje me automjet edhe mes njëra-tjetrës, si dhe zonat Pogradec-Përrenjas-Librazhd.

Lëvizja fshat-qytet do të jetë më e relaksuar, pensionistët të dalin në një fashë të caktuar në mëngjes, të tjerët në shtëpi. Prindërit me fëmijë, jo më shumë se 10 vjeç, mund të dalin, madje edhe të rinjtë, por duke eliminuar grumbullimet”, tha Rama.

Do të kenë lehtësira të lëvizjes:

-Gjirokastër

-Dibër

-Divjakë

-Sarandë,

-Konispol

-Himarë

-Pogradec

-Përrenjas

-Librazhd

Ku konsistojnë lehtësirat?

Lëvizja fshat qytet do të jetë shumë më e relaksuar dhe dalja në këmbë të jetë më e relaksuar.

Pensionistët do të kenë fashën e tyre në mëngjes, të tjerët në shtëpi.

Pastaj pensionistët në shtëpi të tjerët mund të dalin.

Prindërit me fëmijë jo më shumë se një fëmijë

Të rinjtë të dalin, por ndalohen piknikët dhe grupet.

Kryeministri theksoi se strategjia e hapjes është e konsultuar me ekspertët edhe jashtë vendit. “Dje kemi pasur një bashkëbisedim mjaft të dobishëm me grupin e ekspertëve gjermanë, me në krye institutin e shëndetit gjerman. Po ju them edhe njëherë: harrojini shembuj si Gjermania, Suedia, e të tjerë. Edhe me ekspertët gjermanë kemi konfirmuar strategjinë tonë, si për masat, si për testet. Dëgjoni vetëm ekspertët, vetëm ata që kanë mandat dhe mbajnë përgjegjësi për ato që thonë”, tha Rama.

Më tej, kryeministri theksoi se normaliteti i ri do të jetë ndryshe. “Normaliteti i ri do të jetë ndryshe, edhe kur të dalim do të jetë ndryshe. Nuk ka më dhënie dore, nuk ka më turruni të gjithë në autobus, nuk ka shko në plazh me valë avujsh djerse. Nuk ka më, nuk ekziston. Do të dalim, por do të bashkëjetojmë me virusin. Nëse nuk e bëjmë këtë rrezikojmë shumë”.