Aktualitet Fundoset varka në shpellën e Haxhi Alisë në Karaburun, shpëtohen 4 persona

Fundoset varka në shpellën e Haxhi Alisë në Karaburun, shpëtohen 4 persona

Katër persona janë shpëtuar sot nga Policia Kufitare dhe Kapitaneria  pas një sinjalizimi se një mjet lundrues ishte përplasur dhe po zhytej në ujë në shpellën e Haxhi Alisë në Karaburun.

Mjetet detare të policisë kufitare organizuan një operacion shpëtimi, dhe fatmirësisht arriti të gjejë në pjesën tokësore të shpellës të katër pasagjerët, në gjendje të mire shëndetësore, ndërsa mjeti i tyre lundrues, me flamur shqiptar, ishte tashmë i fundosur.