Sport Furçë tualeti në vend të mikrofonit, Turqia tërbohet për pritjen e turpshme...

Furçë tualeti në vend të mikrofonit, Turqia tërbohet për pritjen e turpshme në Islandë!

Rrezikon të kthehet në një çështje diplomatike trajtimi që i është bërë ditën dielën kombëtares pas mbërritjes së saj në Islandë për ndeshjen kualifikuese të kësaj të marte e vlefshme për grupin H, ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Duke iu referuar akuzave të sulmuesit Burak Yilmaz dhe kapitenit Emre Belezoglu, kombëtarja turke ka qëndruar për rreth 3 orë në aeroportin e Reykjavikut pasi lojtarëve dhe stafit u është bërë një kontroll i imtësishëm i pasaportave, ndërkohë që u janë hapur edhe bagazhet për kontrolle të detajuara për çështje sigurie.

Për ta fryrë akoma edhe shumë skandalin ka menduar një gazetar islandez i cili në intervistën me Emre në vend të mikrofonit ka përdorur një furçë tualeti.

Kjo pritje që i është bërë Turqisë në Islandë i ka kaluar përmasat sportive, teksa ka reaguar ministri i jashtëm i Turqisë, ndërsa zëdhënësi i presidentit Erdogan e ka cilësuar të papranueshëm një trajtim të tillë.

Në rrjetet sociale tifozët e kanë cilësuar raciste sjelljen irlandezëve ndaj turqve.