Aktualitet Furgoni përplaset me veturën, 4 të plagosur

Furgoni përplaset me veturën, 4 të plagosur

Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur në aksin nacional Burrel-Klos.

Ngjarja ka ndodhur në orët e mesditës së të premtes. Sipas policisë vendore, një mjet i llojit furgon për transport mallrash me targë AA218GC, me drejtues shtetasin me inicialet Sh.D. është përplasur me automjetin tip Volkswagen me targa BZ2176A me drejtues shtetasin O.P.

Si pasojë e përplasjes katër persona kanë mbetur të plagosur. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe ambulanca, që ka bërë shoqërimin e të lënduarve për në spital.

Tre prej të plagosurve kanë marrë plagë të lehta dhe po kurohen në Spitalin e Burrelit, ndërkohë që njëri prej tyre, pikërisht drejtuesi i mjetit Volkswagen është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë me plagë të rënda, por jashtë rrezikut për jetën.