Sport Furi “kërcënon” Ronaldon: Mançesteri nuk është aq i madh sa për të...

Furi “kërcënon” Ronaldon: Mançesteri nuk është aq i madh sa për të dy

Pasi shkatërroi Uilderin dhe mbrojti kurorën e “WBC” për peshat e rënda, Tajson Furi sheh përpara dhe zbulon një ëndërr në sirtar: të ndeshet në “Old Trafford”, stadiumin e Mançester Sitit, skuadrës së tij të zemrës.

Kampioni anglez ka bërë edhe një shaka me yllin portugez të Mançesterit, Kristiano Ronaldo: “Jam vërtet i lumtur që është kthyer në “Old Trafford”, por ky qytet nuk është aq i madh sa për të dy ne. Nëse do të jetoja në Mançester, do të ishte një problema, por jam një orë larg, në Morecambe, kështu që ka një distancë të madhe”.

Në një intervistë për “Sun”, mbreti i peshave të rënda ka zbuluar planet për të ardhmen: “Kam dy ndeshje në program ende këtu në Las Vegas, por do të më pëlqente që një sfidë për titullin botëror ta zhvilloja në Mançester. Ka qenë gjithmonë një ëndërr të ndeshem në “Old Trafford”. Ndeshja e fundit ka qenë Eubank kundër Ben në 1993-shin dhe ishte diçka shumë e bukur”.

Furi duhet të mbrojë titullin në dhjetor kundër fituesit të Whyte-Wallin dhe pastaj do të ndeshet me fituesin e sfidës mes Usyk dhe Joshua për të unifikuar të gjitha kurorat botërore. Nëse fiton patrioti i tij, ëndrra për t’u ndeshur në “Old Trafford” do të bëhej realitet në 2022-shin.