Aktualitet Furnizonte me kanabis dy familje në Siçili, zbulohet lidhja e biznesmenit shqiptar...

Furnizonte me kanabis dy familje në Siçili, zbulohet lidhja e biznesmenit shqiptar me Elton Çiçën

Gjykata e Krimeve të Rënda lë në burg pa afat Andrea (Renato) Çaushi i akuzuar për trafikim ndërkombëtar të narkotikëve në bashkëpunim më shumë se një herë. Ky i fundit është arrestuar dy net më parë në Tiranë me kërkesë të prokurorisë së krimeve të rënda pas një hetimi mëse 2­ vjecar ndaj tij. Hetimi dhe aksioni i arrestimit janë kryer në bashkëpunim të ngushtë mes prokurorisë shqiptare dhe autoriteteve më të larta të prokurorisë italiane.

Ditën e sotme, biznesmeni ka dalë në gjykatë ku është bërë vetëm njoftimi i masës së sigurisë arrest me burg pa afat, që ishte vendosur në mungesë të biznesmenit para se ai të arrestohej.

Bëhet me dije se hetimi i prokurorisë së krimeve të rënda është koordinuar muajt e fundit edhe me autoritetet e prokurorisë italiane që kanë sjellë prova e informacione në lidhje me faktin se biznesmeni Caushi furnizonte rregullisht me kanabis dy familje në zonën e Sicilisë në Itali. Hetimi i zhvilluar prej mëse dy vitesh ndaj Caushit mësohet se ka evidentuar të dhëna që tregojnë se ai ka pasur një miqësi të afërt me Elton Cicën, person i vrarë në prill 2016 në Tiranë në një atentat me armë brenda lokalit ku po qëndronte. Panorama