Aktualitet Furtunë në polici, firmoset largimi i 3 drejtorëve

Furtunë në polici, firmoset largimi i 3 drejtorëve

Rokadë në policinë e shtetit.

Kryepolici, Ardi Veliu firmos largimin e disa drejtoreve të policisë.

I pari që iku të shtunën ishte Gentian Shehaj, drejtor i policisë se Vlorës. Në vend të tij u emërua Artion Duka.

Më herët Duka ka qenë drejtor i policisë së Beratit dhe forcave operacionale. Duka ishte lënë në arrest shtëpie pas skandalit te “Imsi Catcher”.

Më pas radhën për t’u shkarkuar e kishte drejtori i Fierit Albert Nushi. Në vend të tij u komandua zv drejtori i rendit dhe sigurisë Andon Marko. Nushi u emërua zv. drejtor për rendin dhe sigurinë në Elbasan.

Gjithashtu është firmosur dhe largimi i drejtorit të Tiranës Kastriot Skënderaj. Në vend të tij ende nuk dihet se kush do të emërohet, por me shumë gjasa do të jetë Fred Mara.