Aktualitet Furtunë në ushtri për vjedhjen e armëve në Pashaliman, Xhaçka shkarkon 15...

Furtunë në ushtri për vjedhjen e armëve në Pashaliman, Xhaçka shkarkon 15 ushtarakë

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka shkarkuar 15 ushtarakë të cilët konsiderohen përgjegjës për vjedhjen e armëve në bazën e Pashalimanit.

Xhaçka mori vendimin pas propozimit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, i cili kërkoi lirimin e tyre nga detyra pas përfundimit të hetimit administrativ për grabitjen në bazën ushtarake.

Më 10 Janar 2019, baza e Pashalimanit u grabit nga persona të panjohur, të cilët morën dy automatikë, një pushkë, 40 granata dore luftarake dhe më shumë se 5 mijë fishekë të llojeve të ndryshme.

Për këtë ngjarje janë arrestuar më herët 4 ushtarakë, të cilët ndodhen në “arrest në burg” për shpërdorim detyre.