Kryesore Furtunë shkarkimesh në ambasadën shqiptare në Athinë

Furtunë shkarkimesh në ambasadën shqiptare në Athinë

Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ka shkarkuar të gjithë stafin e ambasadës shqiptare në Athinë.

Nga detyra është shkarkuar edhe ambasadorja, Ardiana Hodbari. Shkarkimet kane ardhur për shkak se stafi nuk ka performuar në mbështetje të shqetësimeve të komunitetit shqiptar në Greqi, veçanërisht gjatë periudhës së pandemisë të COVID-19.

Pas këtyre ndryshimeve të fundit qeveria propozon që ambasadën tonë në Athinë ta drejtojë Luela Hajdaragaj.

Emri i saj ndodhet mbi tavolinë e Presidentit Ilir Meta, i cili duhet të shprehet me dekret nëse i plotëson kriteret apo jo për të përfaqësuar Shqipërinë në shtetin helen.

Luela Hajdaraga, vajza e ish-ministrit të jashtëm Luan Hajdaraga, ka qenë në detyrën e koordinatores së Bashkëqeverisjes në Ministrinë e Evropës dhe Punëve të Jashtme.