Kulturë Fushata dixhitale e Shqipërisë tërheq edhe vëmendjen e prestigjiozes Lonely Planet

Fushata dixhitale e Shqipërisë tërheq edhe vëmendjen e prestigjiozes Lonely Planet

Pas shkrimit të “The Telegraph” për fushatën e turizmit në Shqipëri është një tjetër prestigjioze si “Lonely Planet” që i ka kushtuar një artikull realist fushatës.

“Lonely Planet” e konsideron reklamën si produktive sa i takon paraqitjes së ofertës shqiptare, ndërsa thekson se fushata i ka ndarë njerëzit në mendime të ndryshme.

Disa mendojnë se është një mënyrë inteligjente për të përdorur popullaritetin e filmit për një narrativë të re, ndërsa të tjerë janë në siklet me nevojën për të përdorur si pikë referimi aspektet e dhunshme të filmit.

Më poshtë artikulli në Lonely Planet:

Slogani më i ri turistik i Shqipërisë ka ngritur disa vetulla me referencën e tij ndaj filmit “Taken” të vitit 2008.

Në filmin “Taken” (që solli shumë pasoja) Liam Neeson luan rolin e një babai, vajza e të cilit është rrëmbyer nga trafikantët shqiptarë dhe është shitur në “tregun e seksit”.

Meqë filmi nuk e pikturon Shqipërinë në dritën më të mirë, ju do të imagjinonit se zyrtarët e turizmit do të donin të distancohen nga ajo krejtësisht, por nuk është kështu.

“Rrëmbehuni nga Shqipëria”, është slogani turistik i vendit, për t’i zbuluar botës në fund të shkurtit.

Dhe ndërkohë që mund të supozoni se zyrtarët e turizmit duan që ju të ”rrëmbeheni” nga malet e vendit, fjordet, plazhet me rërë të butë dhe vendet e lashta romake dhe greke (dhe ata) po bëjnë gjithashtu një referencë të drejtpërdrejtë për filmin “Taken” dhe reputacionin e vendit për krimin e organizuar.

Një deklaratë në faqen e turizmit thotë: “Në kulturën popullore, Shqipëria është ngjyrosur si një parajsë për banditë, kriminelë dhe gangsterë. Ndërsa e kuptojmë se perceptimi mund të ketë ardhur nga filma, si “Taken”, kjo është tërësisht e pavërtetë! Në realitet, Shqipëria është një vend i bukur dhe tepër i sigurt për t’u vizituar dhe jetuar.”

Fushata përfshin një peticion për të sjellë z. Neeson për të vizituar Shqipërinë dhe një video që apelon më tej aktorin irlandez për të zbuluar se çfarë ka për të ofruar vendi mesdhetar. “Hej Liam, ne na pëlqen të shohim filmat e tu dhe  mendojmë se jeni shumë i talentuar”, fillon videoja promovuese. “por ka diçka te mbetur pezull mes nesh për t’u diskutuar. Ju i keni bërë njerëzit në mbarë botën të mendojnë se ne shqiptarët jemi kriminelë, banditë, dhe gjithmonë në kërkim të vajzave për të rrëmbyer “.

Videoja përmban destinacione popullore shqiptare dhe turistë ‘të rrëmbyer’ nga shumë sharme unike shqiptare si liqenet akullnajore, rrënoja të kështjellave historike, fjorde, flamingo, artizanati tradicional dhe mikpritësat vendas të etur për t’u treguar rreth tyre.

“Ne jemi rrëmbyer nga Shqipëria. Tani është radha juaj “, thonë vizitorët kur përfundon videoja.

Ndërsa bën një punë të madhe për të treguar se çfarë Shqipëria ka për të ofruar, fushata i ka ndarë njerëzit.

Disa njerëz mendojnë se është një mënyrë e zgjuar përdorimi i popullaritetit të vazhdueshëm të filmit për të hedhur një tregim të ri, ndërsa të tjerët s’janë rehat me nevojën për ta referuar atë dhe aspiratat e tij të dhunshme. Telegraph-i e cilësoi fushatën si një “hap të gabuar” me dëshirën për të lidhur z. Neeson me fushatën (megjithëse ai nuk ka përfshirje zyrtare), duke shpjeguar se aktori po përballet me polemika pas rrëfimit “thellësisht shqetësues” që ai bëri gjatë një promovimi të filmit në shtyp këtë vit.

Çfarëdo që janë ndjenjat tuaja për fushatën, mund të jeni të sigurtë se Shqipëria është një vend i shkëlqyer për t’u eksploruar, nga kryeqyteti i gjallë i Tiranës në plazhet më të njohura të Rivierës Shqiptare.

Vitin e kaluar kemi përfshirë Shqipërinë në listën tonë të dhjetë destinacioneve më të mira të pushimeve në Evropë për 2018. Nëse nuk keni qenë ende, mund të shikoni udhëzuesin e Lonely Planet për këshilla se ku të shkoni dhe çfarë të shihni./Lonely Planet