Extra Fustani i ikonik i Princeshë Dianës del në ankand, vlera e tij...

Fustani i ikonik i Princeshë Dianës del në ankand, vlera e tij është marramendëse

Një nga fustanet ikonikë të Princeshë Dianës ka dalë në ankand.

Bëhet fjalë për fustani  që aso kohe  u quajt i guximshëm, pasi kishte dekolte të hapur

Fustanin është i dizajnuar nga Victor Edelstein  dhe princesha e veshi për herë të parë në 1985-ën, në Shtëpinë e Bardhë, ku kërceu me John Travolta-n.

Fustani blu velvet vazhdon të mbetet i bukur dhe vlera e tij në ankand është rritur.

Në vitin 1997, dy muaj para se të ndërronte jetë, Diana e nxori atë në ankand për 100.000 paund dhe paratë e fituara i çoi për bamirësi.

Një biznesmene nga Florida, e quajtur Maureen Dunkel e bleu fustanin dhe e nxori sërish në ankand në vitin 2011 kur ajo falimentoi.

Megjithatë, fustani nuk u shit deri në mars të 2013-ës, kur një burrë britanik e bleu për 240,000 paund, si një dhuratë për bashkëshorten e tij.

Tani fustani është sërish në ankand dhe vlera fillestare e tij është 350.000 dollarë.