Sport Futbolli mbështet Casillasin: Forca Iker!

Futbolli mbështet Casillasin: Forca Iker!

E gjithë bota e futbollit është në mbështetje për Iker Casillasin.

Portieri spanjoll i Portos u shtrua me urgjencë në spital pas një problemi kardiak (infarkt i miokardit), pas stërvitjes së ditës së sotme me ekipin.

Të menjëhershme reagimet në rrjetet sociale nga ana e personazheve të njohur të botës së sportit.

“Një përqafim për Casillas! Forca Iker”, shkruan tenisti spanjoll, Rafa Nadal.

“U shërofsh sa më shpejt, miku im”, lexohet në mesazhin e futbollistit të Real Madrid, Gareth Bale.

Ndërkohë, Cristiano Ronaldo thekson: “Shpresoj që të rekuperohesh shpejt”.