Aktualitet Futi dy emigrantë shqiptarë në garazhin e makinës, britanikja pranon ngjarjen

Futi dy emigrantë shqiptarë në garazhin e makinës, britanikja pranon ngjarjen

Një 36-vjeçare në Angli ka pranuar se ka tentuar të fusë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar dy shtetas shqiptarë.

Sipas Daily Mail, Jade Wood, ka pranuar se kishte futur në bagazhin e makinës dy shtetasit shqiptarë me synimin për t’i kaluar ilegalisht në Angli.

Përveç 36-vjeçares, në seancën e zhvilluar të hënën në gjykatë u paraqitën edhe dy persona të tjerë, të cilët kishin qenë në automjet si pasagjerë, por janë shpallur të pafajshëm.

Daily Mail shkruan se ngjarja ka ndodhur, më 13 shkurt të vitit të kaluar.