Politika Fyeu fëmijët me sindromën Down, Myslim Murrizi kërkon publikisht falje

Fyeu fëmijët me sindromën Down, Myslim Murrizi kërkon publikisht falje

Deputeti dhe njëkohësisht nënkryetari i parlamentit Myslym Murrizi ka kërkuar publikisht falje për fyerjen që iu bëri fëmijëve me sindromën Down.

Ky i fundit teksa komentonte në rrjetet sociale, u kap me një komentues, duke përdorur edhe termin ‘Down’ ndaj tij. “I kërkoj falje të gjithëve atyre që kam fyer”, tha publikisht Murrizi.

“Unë ndjej keqardhje dhe përgjegjësi për lëndimin që i kam shkaktuar, ndaj jam sot para medieve për të kërkuar falje për të gjithë të indinjuarit nga komunikimi im në Facebook. Dhe për t’i garantuar ata se si deputet do të kenë mbështetjen time të përhershme”, tha deputeti.

Një ditë më parë, jashtë dyerve të Parlamentit kanë protestuar përfaqësues të fondacionit “Down Syndrome Albani”a, kundër gjuhës denigurese të nënkryetarit të Parlamentit Myslym Murrizi.