Extra G Bani sqaron gjendjen shëndetësore të të atit pas largimit nga “BBV”

G Bani sqaron gjendjen shëndetësore të të atit pas largimit nga “BBV”

G Bani ka reaguar pas largimit përfundimtar nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania 4”. Përmes një Instastory, ai ka sqaruar se motivi i largimit të tij ishte i vërtetë, duke konfirmuar se i ati ka shfaqur probleme shëndetësore.

“Faleminderit të gjithëve për fjalët e mira dhe përkrahjen. Jo, nuk është gënjeshtër”, shkruan ai.

Ndër të tjera, G Bani thekson se nuk do të postojë foto të babait të tij për të faktuar gjendjen e tij shëndetësore, ndërsa nuk kursen as kritikat.

G Bani u largua spektaklin e së martës përfundimisht nga “BBVA”, pasi moderatori Ledion Lico i komunikoi se i ati ka pësuar ishemi cerebrale dhe familjarët duan që ta kenë pranë në këtë moment të vështirë.