Shëndet Gabimet e përditshme që bëjmë gjatë pastrimit të fytyrës

Gabimet e përditshme që bëjmë gjatë pastrimit të fytyrës

Pastrimi i fytyrës në mëngjes dhe në mbrëmje është i rëndësishëm për të pasur lëkurë të bukur.

Mirëpo, nëse mjaftoheni vetëm me larjen gjatë dushit, nuk do të keni të njëjtat rezultate siç do t’i kishit po të praktikonit larjen me ujë të ftohtë.

“Shumë njerëz e lajnë fytyrën nën dush, në të njëjtën temperaturë dhe presion uji në të cilën e lajnë trupin por kjo nuk është ide e mirë. Një dush i nxehtë mund të shkaktojë dëme në lëkurë, duke çuar në përkeqësim të lëkurës”,- ka thënë ekspertja e lëkurës, Kaye Scott.

Edhe dermatologë të tjerë janë të mendimit se kushtet e tilla të nxehtësisë, për lëkurën e fytyrës, janë të dëmshme.

Nëse e lani fytyrën me ujë të dushit, do ta irritoni dhe thani, do t’i dëmtoni qelizat e lëkurës dhe do të bëni që fytyra juaj të duket  e kuqe.

Dermatologët sugjerojnë ta lani fytyrën me ujë të vakët gjithmonë, jo të nxehtë.