Kryesore Gabimi i të dyshuarit për vrasjen e Artan Cukut që e çoi...

Gabimi i të dyshuarit për vrasjen e Artan Cukut që e çoi në prangat e policisë

Policia e kryeqytetit ka ndaluar mbrëmë autorin e vrasjes së ish-drejtuesit të lartë Artan Cuku, ndërsa në kërkim janë dy bashkëpunëtorët.

Autori është Mikel Shallari 25 vjeç banues në Kuçovë, ndërsa është ndaluar në zonën e Pallatit me Shigjeta në Tiranë, teksa po lëvizte me makine me dy persona të tjerë.

Pas ndalimit te tij, policia ka shoqëruar edhe të atin me inicialet E. Shallari dhe disa familjarë të tij duke e çuar numrin në tetë.

Mikel Shallari gjatë marrjes në pyetje nuk e ka pranuar krimin, por sipas policisë ka prova të forta që e implikojnë 25-vjeçarin me vrasjen e Artan Cukut.

Në orën 13:00 pritet që Policia e Tiranës të dalë në një deklaratë për shtyp për të dhënë më shumë detaje.

Policia ra në gjurmët e autorit pas ADN-së rrobave.

Autori i vrasjes është identifikuar nga ADN-ja, pasi pas krimit ai hodhi rrobat në një kosh pak metra nga shtëpia e Cukut.