Bota Gallatë në OKB/ Kush ishte presidenti që bëri një selfie para fjalimit...

Gallatë në OKB/ Kush ishte presidenti që bëri një selfie para fjalimit drejtuar liderëve botërorë

Presidenti i Salvadorit, Nayib Bukele mori të gjithë vëmendjen e audiencës në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Para se të niste fjalimin e tij, presidenti 38-vjeçar iu kërkoi të pranishmëve, që zakonisht janë krerë të fuqishëm shtetesh, ta presin vetëm për një sekondë. Ai nxori menjëherë telefonin dhe bëri një selfie në foltore.“ Më besoni mua, shumë njerëz do të shohin këtë foto sesa do të dëgjojnë fjalimin tim”, tha Bukele para se të mbante fjalimin e tij adresuar liderëve botërore për të bërë më shumë për rininë.

Pasi mbaroi fjalën, Bukele e postoi foton e tij në Twitter, ku morimë shumë se 25,000 pëlqime në më pak se një orë. Fotografia e tregon atë duke buzëqeshur para një logoje të Kombeve të Bashkuara, një harte të botës të sajuar nga degët e ullirit, si dhe ambasadorit argjentinas në OKB, Garcia Moritano, një nga disa nënkryetarët e Asamblesë së Përgjithshme.

Me shumë mundësi në pak vite, qindra prej nesh nuk do të udhëtojnë drejt Nju Jorkut për t’u takuar në këtë ndërtesë”, tha Bukele. “Një sesi videokonferencash do të kushtojnë qindra mijëra dollarë më parë dhe jam i sigurt që do të kenë të njëjtin efekt në mos më të madh”.

Bukele, i cili erdhi në pushtet në qershor, është një përdorues i shpeshtë i rrjeteve sociale. Në një fjalim, ai ia atribuoi fitoren e tij zgjedhore mjeshtrave të platformave të tilla si Facebook Live, për të cilat ai tha se nuk ishin kuptuar plotësisht nga rivalët e tij politikë.

Në një moment tjetër të krijuar për faqet e rrjeteve sociale, gruaja e Bukele, Gabriel solli vajzën e tyre Layla për të dëgjuar fjalimin e presidentit.