Kulturë “Gangs of London”, kush është aktori shqiptar që po fiton vëmendjen botërore

“Gangs of London”, kush është aktori shqiptar që po fiton vëmendjen botërore

Orli Shuka në rolin e Luan Dushajt nw serialin Gangs of London

Seriali “Gangs of London” ka marrë vëmendjen e mediave shqiptare për shkak se në serial përmendet edhe vendi ynë, dhe disa prej roleve u janë besuar aktorëve tanë më në zë të momentit. Një prej tyre është Orli Shuke, i cili është bërë i njohur edhe ndërkombëtarisht në rolin e tij krah Brad Pit në War Machine (2017), dhe Hyena (2014).

Orli Shuka ka lindur në Vlorë dhe vjen nga një familje aktorësh. Ai është djali i Agim Shukës, ose gjithashtu i njohur për publikun, xhaxhai i Albertit në komedinë “Shi në plazh”. Orli lindi në Shqipëri në 1976 dhe studio teatër në Akademinë e Arteve në Tiranë. Ai u transferua në Londër në vitin 1999, ku edhe jeton aktualisht me gruan dhe dy fëmijët e tyre.

Orli e filloi karrierën e tij të aktrimit në 2004 kur ai regjistroi një zë të lartë për dramën e serialit BBC 1, Bajroni. Nga viti 2009 e deri më tani zëri i tij është përdorur për reklamat e Gilletter.

Por për çfarë flet seriali?

“Gangs of London” është një serial televizive, i cili ka në qendër luftën mes bandave të krimit në Mbretërinë e Bashkuar. Ngjarjet zhvillohen në zemër të Londrës, ku zhvillohen luftërat e trazuara të bandave për pushtet.

Për 20 vjet, Fin Wallace (rol i luajtur nga Colm Meaney) ishte krimineli më i fuqishëm në Londër. Por tani ai ka vdekur – dhe askush nuk e di se kush e urdhëroi vrasjen e tij. Me rivalët kudo, Sean Wallace (Joe Cole), i ndihmuar nga familja Dumani do të luftojnë për të rimarrë vendin e babait të tij.

Në film përmendet edhe mafia shqiptare e kryesuar nga Luan Dushaj, Ndrangheta italiane dhe elementë të tjerë të tjerë kriminalë. Aktorët që luajnë rolet shqiptarë janë Orli dhe Eri Shuke, çift në serial dhe në jetën reale, ndërsa në film luajnë rolin e Luanit dhe Mirlindës.