Kryesore Gara për zëvendësimin e Arta Markut: Zbulohen kandidatët  që plotësojnë kriteret për...

Gara për zëvendësimin e Arta Markut: Zbulohen kandidatët  që plotësojnë kriteret për kryeprokuror

Këshilli i Lartë i Prokurorisë pas konstituimit pritet që të mërkurën të nisë ditën e parë të punës.

Detyra e parë e KLP-së do të jetë hapja e garës për prokuror të përgjithshëm duke qenë se Arta Marku e ushtron këtë funksion përkohësisht.

Këshilli i Prokurorisë ka rol vendimtar në përzgjedhjen e 3 kandidaturave, të cilat i rendit në bazë të kritereve duke ia çuar për votim parlamentit.

Nëse kuvendi nuk e zgjedh dot me tre të pestat brenda 30 ditëve atëherë kandidatura që është renditur e para nga këshilli quhet i emëruar.

Prokurori i ri i përhershëm do të kenë mandat 7-vjeçar dhe emrat që do të garojnë duhet së paku të kenë kaluar vettingun, të jenë diplomuar në shkollën e magjistraturës ose të kenë doktoraturë si dhe të kenë 15 punë në sistemin e drejtësisë.

Këto kritere i plotëson edhe drejtuesja  aktuale e prokurorisë Arta Marku, që ka shanse të rizgjidhet në krye të organit të akuzës.

Një kandidaturë tjetër e fortë është edhe Adnan Xholi, i cili edhe pse nuk ka mbaruar magjistraturën ka gradë shkencore në fushën juridike.

Në listën e Prokurorëve që plotësojnë kriteret janë edhe Besnik Muçi, Sokol Stojani dhe Arben Dollapi.

Gara për zgjedhjen e Prokurorit të ri hapet në Janar kur edhe të lëvrohet fondi për këtë institucion të ri.