Sport Gara presidenciale te Barça, Neymar karta për të fituar zgjedhjet

Gara presidenciale te Barça, Neymar karta për të fituar zgjedhjet

Neymar rikthehet në skenë (nëse ka qenë ndonjëherë jashtë saj) … Tani, në fushatë zgjedhore presidenciale të Barcelonës dhe si taksapagues. Disa nga kandidatët potencialë për të pasuar Bartomeun në krye të klubit, shohin te “ylli” brazilian “armën” më të fortë për të fituar zgjedhjet. Barcelona është në fazën e rindërtimit, proces që do të përshpejtohet pasi të krijohet bordi i ri i drejtorëve. Sulmuesi i “Seleçaos”, për shkak të rëndësisë së tij sportive dhe imazhit, është një pasuri e lakmuar.

Nuk duhet harruar që, nëse ish-sulmuesi i Santosit është ende në Paris, kjo u faturohet vetëm efekteve shkatërruese të pandemisë në financat e Barçës, të cilat nuk lejuan që braziliani të prishte në mënyrë të njëanshme kontratën bazuar në nenin 17 të Rregullores së Statutit dhe Transferimit të Lojtarëve të FIFA-s

Para pandemisë, Ney dhe Barça morën në konsideratë që organi më i lartë i futbollit të përcaktonte një kompensim ekonomik për prishjen e njëanshme të kontratës nga futbollisti, që do të kishte qenë rreth 180 milionë euro. Po të ishte për Neymarin, këtë sezon ai do të ishte në Barça.

Sulmuesi mbeti pa argumentin kryesor negociues (mundësia financiare e Barçës), por verën e ardhshme atij i paraqitet një skenar i ri, që mund të jetë shumë i favorshëm për interesat e tij: rritja e presionit ndaj PSG, që ta shesë një vit para se të skadojë kontrata (më 30 qershor 2022). Dhe babai i Neymarit nuk do ta lejojë t’i ikë kjo mundësi.