Sport Gareth Bale i jep lamtumirën futbollit të luajtur

Gareth Bale i jep lamtumirën futbollit të luajtur

Kapiteni i Uellsit, Gareth Bale, shpalli se do të tërhiqet nga futbolli i luajtur në moshën 33-vjeçare. Bale largohet pas një karrierë të shkëlqyer me klube dhe 111 ndeshjeve me kombëtaren, më shumë se kushdo tjetër.

“Pasi e mendova mirë, shpall largimin tim të menjëhershëm nga futbolli”, shkroi lojtari i Los Angeles FC në rrjetet sociale. “Ndihem me shumë fat që realizova ëndrrën duke luajtur sportin që dashuroj”.

I lindur në Kardif, Bale e nisi karrierën te Southampton, për të vijuar në Premier League me Tottenham Hotspur e më pas te Real Madrid, para se të transferohej në SHBA.

Ai udhëhoqi kombëtaren e tij në Euro 2016 dhe 2022, si dhe dërgoi Uellsin në “Katar 2022”, për herë të parë që nga Botërori i vitit 1958.

“Futbolli më ka dhënë disa nga momentet më të mira të jetës sime”, tha Bale.

Kulmi i karrierës për Bale ishte te Real Madrid, ku luajti 176 ndeshje dhe shënoi 81 gola. Me spanjollët ai fitoi 3 tituj kampion, 5 herë Champions League, 1 herë Kupën e Spanjës, 1 herë Superkupën e Spanjës, 3 herë Superkupën e Europës dhe 3 herë Botërorin e Klubeve.