Bota Gati për t’u bërë tregu më i madh i kanabisit në botë,...

Gati për t’u bërë tregu më i madh i kanabisit në botë, qeveria e re gjermane do ta legalizojë së shpejti

Gjermania do të legalizojë kanabisin së shpejti. Lajmi erdhi pasi vendi u bë me kancelar të ri pas 16 vitesh “mbretërimi” të Angela Merkel.

Koalicioni i ri qeverisës njoftoi se kanabisi do të shitet tek të rriturit nëpër dyqane të licencuara, 4 vite pasi Gjermania vendosi të ligjëronte edhe marijuanën për qëllime mjekësore.

Nëse gjithçka do të shkojë sipas parashikimeve, Gjermania me rreth 83 milionë banorë do të bëhet tregu më i madh i kanabisit në botë.

Aktualisht në BE janë vetëm Holanda dhe Luksemburgu që kanë legalizuar përdorimin e kanabisit për rekreacion nga ana tjetër janë disa shtete që lejojnë përdorimin e bimës narkotike në mjekësi.

Gjermania aktualisht lejon përdorimin e bimës narkotike për të gjithë të sëmurët që janë të konsultuar me mjekun dhe nuk kanë asnjë terapi alternative.