Sport Gattuso ka dy këshilla për Cutrone-n dhe Romagnoli-n: Kemi 14 finale

Gattuso ka dy këshilla për Cutrone-n dhe Romagnoli-n: Kemi 14 finale

Milan do të presë në “San Siro” Sassuolo-n për javën e 26-të të Serie A, për këtë ndeshje në konferencë për shtyp doli trajneri Gennaro Gattuso, i cili preku temat më kryesore të kësaj ndeshje.

Gattuso e nisi me një falënderim për tifozët, që do të jenë mbi 60 mijë për këtë ndeshje, por u përqendrua të flasë vetëm për Sassuolo-n duke lënë mënjanë derbit që është pas dy javëve.

Më tej trajneri tha se skuadra po kalon një moment të mirë fizik falë punës që është bërë 8 muaj më parë dhe tani për ta janë 14 finale deri në fund të sezonit.

Sassuolo

“E njoh De Zerbi-n mirë, vitin e kaluar më hoqi një vijë e gjysmë. Kam vetëm 1 pikë me të. E di se çfarë trajneri është dhe çfarë futbolli pëlqen. Është një skuadër që nëse nuk e respekton, mund t’ju dëmtojë, ne po përgatitemi si një ekip i shkëlqyer”.

Suso

“Për mua nuk është një problem Suso. Teknikisht jemi mësuar me të, ka qenë një muaj i qëndrueshëm dhe po paguan pasojat e dëmtimit”.

Piatek

Mund të ndodhë që të ngecë në disa ndeshje. Ai është i qetë kur vjen në Milanello, po ashtu edhe me shokët e skuadrës. Ai është shumë punëtor dhe humori i tij nuk ka ndryshuar pas ndeshjes ndaj Lazio-s.

Paqueta

“Ai duhet të pushojë pak, ka luajtur shumë ndeshje së fundi. Ai shqetësohet shumë kur duhet të mbrojë dhe duhet të mësojë të luajë në të dy pjesët e fushës në të njëjtën mënyrë. Ndihet i qetë kur ka topin, por është i shqetësuar kur mbron. Duhet të përmirësohet”.

Romagnoli

“Rinovoi kontratën 8 muaj më parë dhe është lojtar i rëndësishëm, kapiteni i Milanit. Duhet të vazhdojë të rritet, sepse mund ta bëjë këtë. Është mirë nëse klubet e mëdha vendosin sytë tek lojtarët tanë, por ai mbetet këtu”.

Cutrone

“Ai duhet të punojë me entuziazëm dhe dëshirë. Pyetja nuk është Piatek, por ne po luajmë me vetëm një sulmues. Ai duhet të vazhdojë, sepse në futboll gjithçka të rikthehet. Gjëja e rëndësishme është që të kemi respekt për ata që janë pjesë e Milan-it, ai e di mirë këtë”.

Andre Silva

“Kam bërë gjithçka për ta bërë atë të qëndrojë, por edhe me Locatellin. Pastaj, kur një lojtar merr një vendim, duhet ta respektojmë atë. Silva është i fortë dhe mund të rritet. Rikthimi? Pyetni Maldini, Leonardo dhe Gazidis. Tani ai është një lojtar i Sevilla-s, i cili ka të drejtën e blerjes. Ai nuk ka luajtur me vazhdimësi të madhe, por gjithmonë e kam konsideruar si lojtar interesant”.

Prag derbi

“Unë vetëm mendoj se ne duhet të mendojmë për Sassuolo-n dhe pastaj Chievo-n. Ne duhet të bëjmë punën tonë, renditjen do ta shohim kur të vijë derbi”.

Në fund Gattuso e mbylli me një kritikë ndaj gazetarëve, të cilët e cilësuan si stil spanjoll lojën e Milan-it në ndeshjen ndaj Lazio-s për Kupën e Italisë. Trajneri tha se është një modul loje që ai ndjek, e gjithë skuadra mbron në linjë me topin dhe del nga zonat e ngushta me pasime për të gjetur kundërshtarin të papërgatitur në sulm. Ai beson se në futboll duhet të sjellë ide të reja, por nuk e harron shkollën e vjetër italiane.