Sport Gattuso largohet: Historia ime me Milanin nuk mund të jetë kurrë çështje...

Gattuso largohet: Historia ime me Milanin nuk mund të jetë kurrë çështje parash

Pas Leonardos, që pritet të zyrtarizojë largimin nga Milani këtë të martë, edhe trajneri Rino Gattuso, ka vendosur të japë dorëheqjen, pas dështimit për të siguruar një vend në Champions për sezonin e ardhshëm. Gjatë orëve të fundit të së hënës, Ringhio ka deklaruar se po i jep fund me Milanin. Në një prononcim për “Repubblica”, u shpreh: “Nuk është e thjeshtë të vendosësh për t’u larguar nga Milani, por është një vendim që duhet ta marr pas 18 muajve si trajner i një skuadre që për mua nuk do të jetë kurrë si të tjerat. Gjatë këtyre muajve kam jetuar me një pasion të madhe, janë muaj të paharrueshëm”.

A heq dorë nga paga e dy viteve të mbetura? “Po, sepse historia ime me Milanin nuk mund të jetë kurrë çështje parash.”

Ky është një mesazh lamtumirë për trajnerin që kishte kontratë me Milanin deri në qershor të vitit 2021 me një pagë 5.5 milionë euro në total.