Sport Gattuso: Me Atalantën duhet helmeta, Suso meriton rinovimin

Gattuso: Me Atalantën duhet helmeta, Suso meriton rinovimin

“Do të na duhet helmeta në Bergamo… Luajmë kundër një ekipi që është duke bërë mjaft mirë dhe po ecën me ritme të jashtëzakonshme. Më erdhi mirë nga vizita e ish-kampionëve, edhe djemtë u ndjenë mirë dhe u stërvitën nën sytë e tyre. Djemtë janë të qeshur, ka harmoni, por në fushë duhet të bëjmë më të mirën. E përsëris, luajmë kundër një ekipi të jashtëzakonshëm”.

Konferenca e Rino Gattusos, trajnerit të Milanit, në prag të sfidës me Atalantën nis kështu, teksa kur i kujtojnë se Atalanta i ka shënuar nëntë gola ekipeve të mëdha në fushën e saj në 2019, thotë: “Skuadër e frikshme. Mbulon mirë fushën dhe dalin shpejt në krahë. Ne duhet të luajmë mirë në sulm dhe mirë në mbrojtje”.

I mungon Milanit përvoja e duhur në këtë fazë…Këto ndeshje duhet të na sjellin përmirësim. Në fjalën eksperiencë. Ndeshjet të bëjnë të arrish eksperiencën. E jetuara. E përsëris: luajmë kundër një ekipi që luan mjaft mirë dhe fort. Por, na duhen këto ndeshje”.

Krahasimi Atalanta-Milan: “Atalanta luan një futboll të saj. Ushtron presion, nuk luan me reparte. Ka një futboll të sajin në botë. Ndonjëherë gjen pesë apo gjashtë lojtarë përballë të tyre që nisen për në sulm dhe shënojnë. Skuadër unike në zhanrin e saj.

Ne jemi një ekip që luajmë mirë teknikisht dhe po sakrifikohemi. Eshtë e rëndësishme, por janë edhe 45 pikë në vijim. Thelbësorë për ne, por duhet qetësi në përgatitje. Atalanta ka shumë armë për të na vënë në vështirësi.

Piatek dhe Zapata:Nuk ka qejf të flasë. E prisja kështu. Fjalët që dinte ishin “gol, gol, gol…”. Ndonjëherë më jep përshtypjen sikur nuk do as të bëjë nxehje përpara ndeshjes. Sikur thotë “hajde luajmë se nuk po na pritet”.

Romagnoli: “Një kapiten i ri, vetëm 24 vjeç. Po rritet shumë, e respektojnë dhe është një djalë që kur flet ka koherencë. Mendoj se duhet të vazhdojë në këtë rrugë. Pastaj, edhe paraqitjet duhen parë. Për të mbajtur shirit duhet të kesh koherencë, përgjegjësi. Romagnoli po e tregon”.

Mentaliteti: “Sigurisht që ne kërkojmë ndeshjet e forta dhe diçka më shumë. Po përpiqemi të bëjmë diçka ndryshe. Skuadra në nivel fizike po paraqitet mirë. Të kuptojmë gjërat është kryesore. Ata nuk lodhen, deri në minutën e 95-të”.

Gasperini: Më pëlqen gjithçka që bën. Ka vite që stërvit. Kur sheh Atalantën, për mënyrën se si luan, realiteti, është e pakrahasueshme. Nuk e imiton dot Gasperinin. Shumë pak skuadra në botë luajnë si Atalanta. Merita është e Gasperinit. Është diçka e re, e nisur te Genoa 8 vite më parë. Diçka shumë e bukur”.

Suso: “Rinovimi? Nuk jam agjent apo drejtor sportiv. E meriton, por është diçka e klubit. Nga ana ime ka shumë respekt sepse po na jep shumë. Ka qenë jashtë fushave 25-30 ditë, ndaj në nivel fizik po paguan pak, por tani është rikthyer”.