Sport Gattuso nuk bind, Milan në tratativa me Pochettinon

Gattuso nuk bind, Milan në tratativa me Pochettinon

Duket se Gennaro Gattuso nuk do të jetë më trajner i Milanit sezonin e ardhshëm. Klubi italian nuk është i kënaqur me rezultatet e këtij sezoni, ku edhe kualifikimi në Champions League nuk është më i sigurt.

Për këtë arsye drejtuesit kanë ndërmend t’i ofrojnë postin trajnerit aktual të Tottenham, Mauricio Pochettino. Sipas mediave britanike, mënyra më e mirë për ta bindur do të jetë një buxhet prej 350 milionë eurosh, për t’u shpenzuar në merkato.

Ideja për të marrë në “San Siro” trajnerin argjentinas është e drejtuesit të ri të Milanit, Ivan Gazidis, ish-shef ekzekutiv i Arsenalit. Ai e vlerëson së tepërmi Pochettino-n, për të cilin më parë kanë shfaqur interes edhe Real Madrid apo Manchester United.