Sport Gattuso: Nuk kemi vdekur, do ta bëjmë kthesën që tani

Gattuso: Nuk kemi vdekur, do ta bëjmë kthesën që tani

Gennaro Gattuso, trajneri i Milanit, pas dy humbjesh radhazi (ndaj Interit dhe Sampdorias) u shfaq sot në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Udinesen. Milani është ende në  vend të katërt, por rreziku nga pas kanoset…

Vendi i tretë: “Kur humbet një derbi diçka mbetet, por tani nuk kemi kohë që të mendojmë për këto gjëra. Duhet të mendojmë vetëm që të fitojmë ndaj Udineses, jo për ekipet e tjera që luftojnë me ne. Mendojmë për shtëpinë tonë, më pas shohim se çfarë do të ndodhë”.

Milani: “Nuk mendoj asgjë mbi të ardhmen. Në këtë moment, gjëja më e rëndësishme është klubi. Mund të flasim për gjithçka, por klubi qëndron më lart. Milani është një klub i madh dhe mbetet gjëja më e rëndësishme. Gabova që thashë atë gjë, thuhet se nuk shkoj mirë me drejtuesit, por gjëja thelbësore është e mira e klubit”.

Paqueta: “Deri dy javë më parë më thonit që ishte i lodhur, tani del që jam zënë me Leonardon sepse nuk luajti në Xhenova. Po, sipas jush, niveli i drejtuesve të Milanit është kaq i ulët?”.

Kessie: “U befasuat se Biglia u ul përkrah Kessiet pas zëvendësimit? Nuk është një sinjal, pas kthimit nga kombëtarja e përqafoi Lucasin përpara të gjithëve. Patën një diskutim, gabuan që e bënë në sy të të gjithëve, por asnjë problem tani. Ka bërë diçka që na bëri të ndihemi keq, por vetëm kaq. Asnjë dënim”.

Piatek: “Në këtë moment përqendroheni vetëm te Piatek, por e gjitha skuadra nuk është më e rrjedhshme. Të gjithë duhet të japin diçka më shumë, jo vetëm Kris. Nëse atij i vijnë topa, të bën keq. Në Xhenova, në pjesën e parë, ishte i veçuar, i vetmuar. Në pjesën e dytë, jo. i kemi dhuruar shumë topa Sampdorias, duhet të ishim më të saktë që të lëviznim topin”.

Momenti: “Edhe kur fituam pesë ndeshje radhazi, jo gjithmonë luajtëm mirë. Në pjesët e dyta ndaj Interit dhe Sampdorias bëmë më mirë se në ndeshjet ku kemi fituar. Jam i qetë për atë që nuhas në dhomat e zhveshjes.

Jam shumë i qetë, duhet të fitojmë dhe kaq. Dikush do të më marrë për të çmendur, por është vërtet kështu. Duhet të nisim më mirë ndeshjet”.

Donnarumma: “Kritikat qëndrojnë. E pashë mirë, doli përpara kamerave dhe mori përgjegjësitë, duke kërkuar ndjesë. Një gabim mund të ndodhë”.

Protestat: “Nuk kërkoj asnjë justifikim. Siç edhe studiohen kundërshtarët, duhen studiuar edhe arbitrat. Orsato vërshëllen pak, lejon lojë. Ishin dy episode në kufi, por i gjykoi ashtu si i gjykoi dhe duhet të  vazhdojmë”.

Skuadra: “Është gjallë, nuk ka vdekur! Besoj te ky grup dhe se do të bëjmë kthesën që tani”.