Sport Gattuso: U treguam naivë, por duhet të shohim përpara

Gattuso: U treguam naivë, por duhet të shohim përpara

Milani u ndal në barazim 1-1 në Parma, duke rrezikuar shumë për të siguruar një vend në zonën Champions. Castillejo shënoi për kuqezinjtë, ndërsa Bruno Alves barazoi shifrat me një goditje të bukur dënimi.

Në fund të ndeshjes trajneri Gennaro Gattuso u ndal të analizojë ndeshjen ku theksoi:

Paraqitja – “Në pjesën e parë luajtëm me ritëm, nuk ishte një paraqitje shumë e mirë. Më pas provuam dhe patëm fat kur gjetëm golin e avantazhit, më pas ata barazuan me një goditje dënimi të bukur, por të shkaktuar nga naiviteti jonë.”

Parma – “Ky ekip ka karakteristika shumë specifike, ishim në dijeni për këto në disa momente ishin më të rrezikshëm se ne.”

Gabimet – “Ndoshta nuk jam i zoti që t’i bëj njerëzit të kuptojnë këto gjëra të vogla. Ne prisnim diçka më shumë, e dinim shkallën e vështirësisë së kundërshtarit. Tek goli i dytë ishim të pafat, nuk ishte shumë i paqartë pozicioni jashtë loje, duhet të shohim përpara.”