Aktualitet Gazeta franceze: Mbreti Zog mori në mërgim edhe një qese me tokë...

Gazeta franceze: Mbreti Zog mori në mërgim edhe një qese me tokë shqiptare

Nga Aurenc Bebja*

“La Voix du combattant et de la jeunesse” ka botuar, të shtunën e 5 gushtit 1939, në faqen n°2, një shkrim ku ka zbuluar asokohe një fakt të rëndësishëm dhe të panjohur për mbretin Zog, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Mbreti në mërgim

“Mbreti Zog dhe Mbretëresha Geraldinë erdhën nga Riga në Suedi.

Ata i përshtaten mërgimit, por qëndrojnë të denjë në fatkeqësinë e tyre mbretërore.

Mbreti ka fituar të gjitha simpatitë falë dinjitetit të tij dhe mbretëresha falë buzëqeshjes së saj, ndërsa princi trashëgimtar është një buçko ngjyrë rozë.

Njëqind e një valixhe ndjekin udhëtarët mbretërorë, dhe disa prej tyre tërhoqën vëmendjen e policisë veçanërisht, ato që përmbanin ar dhe bizhuteri: pasurinë mbretërore shqiptare në udhëtim.

Patriot dhe i ndjeshëm, mbreti Zog ka gjithashtu një qese me tokë shqiptare, të cilën e shtrëngon me trishtim pranë zemrës së tij dhe kurrë nuk e largon prej aty.”

*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania