Politika Gazeta gjermane: Ndërkombëtarët i besojnë Ramës, ndaj mund të fitojë një mandat...

Gazeta gjermane: Ndërkombëtarët i besojnë Ramës, ndaj mund të fitojë një mandat të dytë

Në një artikull të botuar të premten nga gazeta gjermane “Tageszeitung” vëmendja drejtohet tek zgjedhjet parlamentare që zhvillohen në Shqipëri të dielën.

Autori dyshon, nëse kësaj here do të kemi votim të lirë e të drejtë. “Zgjedhjet e lira e të ndershme janë një temë e vazhdueshme në Shqipëri. Organizata për Siguri e Bashkëpunim në OSBE gjithmonë ka pasur kritika për votimet.”

Gazeta gjermane vëren, se gjatë fushatës zgjedhore të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për korrupsion.

“Opozita akuzon qeverinë, se nuk ka bërë gjë kundër fenomenit të kanabisit në zonat e largëta malore, dhe se zyrtarë komunalë, policë apo gjykatës janë pjesë e sistemit që merr miliona euro. Shqipëria u ngrit në prodhuesin më të madh të marijuanës nën qeverisjen Rama, sipas opozitës. Por opozita harron, se pikërisht në këto zona rurale ajo ka shënuar suksese të mëdha në votime, dhe se po ashtu është e lidhur me shumë fije me mafian e ndërtimit. Ndërsa Edi Rama dhe socialistët kundërpërgjigjen se demokratët nuk e duan reformën në drejtësi.”

Sipas gazetës gjermane, “taz”, plani i Edi Ramës është “shndërrimi radikal” i shtetit dhe shoqërisë.  “Diplomatët e huaj në Tiranë prandaj besojnë tek ai, se mund ta çojë përpara anëtaren e NATO-s.” Rama mund të fitojë në këto votime shumicën parlamentare, shkruan “taz.” /DW