Kryesore Gazetari flet për takimin me tregtarin para se ta vrisnin: Është viktimë...

Gazetari flet për takimin me tregtarin para se ta vrisnin: Është viktimë e grupit të organizuar kriminal me lidhje shumë të fortë

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar vrasjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Lushnjes.

Persona ende të paidentifikuar ekzekutuan me breshëri plumbash Besmir Hidën 35 vjeç, i cili njihej edhe si tregtar i grumbullimit të makinave të vjetra në Lushnje.

Sipas Hoxhës, viktima u vra nga e njëjta dorë kriminale, pjesë e një grupi të strukturuar që mban në terror prej 3 vitesh këtë qytet.

“E njejta dore, te njejtet vrases, e njejta skene krimi, te njejtat batare kallashnikovesh mbajnë nën terror për 3 vjet rresht,qytetin e qetë e me njerëz punetore te Lushnjes.
Besmir Hida, 40 vjec baba i dy femijeve, eshte viktima e rradhës. E kam takuar disa here gjate ketyre dy viteve, kerkonte drejtesi per vrasjen e nipit Zamir Latifit, i ekzektuar me 11 tetor 2017 ne ate,qe njihet si masakra e Lushnjes.
Para se ta ekzekutonin,Besmirit i vendosen eksploziv ne banese,qe te largohej bashke me familjen,jashte vendit.
Besmiri,besoi te drejtesia dhe ky shtetit, por sot eshte viktima e rradhës e nje grupi te organizuar kriminal me lidhje shume te forta,qe po mban nen kontroll,me dore te hekurt,qytetin agrobujqesor më te rendesishem,ne vend”, shkruan Hoxha.