Aktualitet Gazetari: Më kërcënuan kur denoncova sulmin ndaj policisë në Elbasan

Gazetari: Më kërcënuan kur denoncova sulmin ndaj policisë në Elbasan

Gazetari Artan Hoxha deklaroi se e kanë kërcënuar që ditën e parë që denoncoi ngjarjen në Elbasan, kur një makinë sulmoi makinën e zv.drejtorin të policisë së Elbasanit.

“Mua më kanë kërcënuar ditën e parë që kam denoncuar ngjarjen në Elbasan. Pjesëtarë të grupit kriminal që janë atje”, u shpreh Hoxha në emisionin “Studio e Hapur”.

I pyetur nëse e ka denoncuar kërcënimin, Hoxha pohoi, por shtoi se nuk zgjidhet.

“Kam denoncuar edhe nuk zgjidhet, e di sa ngjarje kanë ata në polici. Unë e kam marrë përsipër atë gjë. Krimi merr kurajën të kërcënojë qytetarët, mediat, policinë kur i ka krahët e ngrohta”, tha Hoxha.