Sport Gazetari që zbuloi operacionin Ronaldo: Guardiola ka firmosur kontratë 4-vjeçare me Juven

Gazetari që zbuloi operacionin Ronaldo: Guardiola ka firmosur kontratë 4-vjeçare me Juven

Gazetari Luigi Geulpa, i cili ishte i pari që zbuloi se Cristiano Ronaldo kishte firmosur për Juventusin ka bërë me dije se Pep Guardiola ka arritur marrëveshjen me klubin italian.

Në një intervistë për radion spanjolle “CRC” gazetari tha se Guardiola ka arritur marrëveshjen verbale për të firmosur kontratë 4-vjeçare me bardhezinjtë.

“Kam zbuluar se Pep Guardiola tashmë ka arritur marrëveshje verbale me Juventusin për 4 vitet e ardhshme. Ma ka thënë i njëjti person që më tha se Ronaldo do shkojë te Juventus”, tha Guelpa.

Juventus do e prishë kontratën me trajnerin Allegri nëse nuk ia dalin që të kualifikohen ndaj Altetico Madrid dhe të shkojnë deri në finale të Champions League, objektivi madhor i klubit italian.