Politika Gazetari Rakipi: Bankers dha lekë për të mbyllur emisionin tim

Gazetari Rakipi: Bankers dha lekë për të mbyllur emisionin tim

Gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Të Paekspozuarit”, Ylli Rakipi ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me problemin e Zharrëzës dhe kompaninë “Bankers Petroleum”.

I ftuar në emisionin “Opinion” pikërisht për Zharrëzën, gazetari Rakipi replikoi me zv/ministrin e Energjisë Ilir Bejtja për faktin se “Bankers” shpon tokën me metoda të vjetëruara.

Sipas tij, kur ka bërë emisionin për këtë temë, gazetarët e tij e kanë pasur të vështirë të mblidhnin informacione. Rakipi shtoi gjithashtu se pasi bëri emisionin e parë për investigimin se çfarë ndodhte në Zharrëz, herën e dytë u hodhën para që puntata të mos transmetohej.

“Herën e parë iku, herën e dytë pagoi. Kompania ka paguar për të mbyllur emisionin tim, për të mos transmetuar emisionin”, tha ndër të tjera gazetari Ylli Rakipi.