Bota Gazetaria italiane në zi, vdes themeluesi i La Repubblica-s

Gazetaria italiane në zi, vdes themeluesi i La Repubblica-s

Gazetari ikonë italian dhe themeluesi i La Repubblica-s, Eugenio Scalfari, ka vdekur sot në moshën 98-vjeçare. Në karrierën e tij të gjatë profesionale, Scalfari në vitin 1955 kontribuoi në botimin e revistës javore L’Espresso. Dymbëdhjetë vjet më vonë, me hetimin e tij gazetaresk, ai denoncoi një plan për një grusht shteti ushtarak të ekstremit të djathtë në Itali. Pas një viti, në vitin 1968, zgjidhet deputet i pavarur, në fletëvotimet e Partisë Socialiste Italiane.

Në vitin 1976, Eugenio Scalfari krijoi gazetën La Repubblica, ndërsa u bë edhe drejtor i saj.

Me tekste të drejtpërdrejta, frymë kritike, skica unike, gazeta bëhet pikë referimi në hapësirën progresive italiane dhe e para në qarkullim, prej disa vitesh. Shumë komentues flasin për “një revolucion të vërtetë në fushën e gazetarisë italiane dhe evropiane”.

Në karrierën e tij unike, Scalfari kritikoi radikalisht si veprimet e ish-kryeministrit socialist Bettino Craxi, ashtu edhe të Silvio Berlusconit, duke filluar nga papajtueshmëria e veprimeve të tij biznes-politikë.

Në vitin 1996 ai dha dorëheqjen si drejtor i gazetës që kishte krijuar dhe imponuar në realitetin politik, social dhe kulturor italian, por vazhdoi të punonte dhe të shkruante artikuj deri vonë, duke siguruar, ndër të tjera, dy intervista ekskluzive e të thelluara me Papa Françeskun.