Kryesore Gazetarja angleze: Jam akuzuar nga Mero Baze dhe Alfred Peza si agjente...

Gazetarja angleze: Jam akuzuar nga Mero Baze dhe Alfred Peza si agjente e Rusisë

Gazetarja britanike, Alice Elizabeth Taylor e ftuar në “360 Gradë” në Ora Neës tha se është akuzuar nga mediat pranë qeverisë se punon për Rusinë, duke përmendur Mero Bazen dhe Alfred Pezën.

“Jam akuzuar nga gazeta Tema, Alpenews. Vetëm këto media. Nuk u morën me përmbajtjen time. Edhe sot Mero Baze në një editorial kishte shkruar që punoj për Rusinë, për një media ruse”, tha Taylor.

Portali “Alpenews” drejtohet nga ish-deputeti socialist, Alfred Peza.

Pjesë nga biseda:

Zheji: Keni qenë ndonjëherë në Rusi?

Taylor: Nuk kam qenë ndonjëherë dhe nuk kam qenë e paguar. Nuk kam interes për Rusinë.

Zheji: Mos jeni një aktore? Mund të jeni edhe një poliagjente?

Taylor: Faleminderit! (qesh)