Bota Gazetarja e CNN-it në Brazil grabitet dhe kërcënohet me thikë në transmetim...

Gazetarja e CNN-it në Brazil grabitet dhe kërcënohet me thikë në transmetim live (VIDEO)

Një incident i paprecedent në Brazil, ku një gazetare e CNN-it u sulmua dhe u grabit ndërkohë që ishte në transmetim live.

Bruna Macedo dhe ekuipazhi i saj ishin afër Urës Bandeiras në São Paulo, për të raportuar mbi nivelin e ujit në rritje në lumin Teté për shkak të shirave të dendur.

I dyshuari fillimisht ishte shfaqur në sfond duke kaluar në urë, ndërsa Macedo fliste me kolegun në studio, Rafael Colombo.

Pasi kaluan rreth dy minuta, burri i afrohet reporteres e cila mendoi se ishte një qytetar që donte të fliste dhe e pyet për përmbytjen në qytet.

Por ai nxjerr një thikë dhe e kërcënon, e gazetarja e shokuar i jep një nga celularët që kishte.

Kamera u rrëzua dhe filloi të jepte pamje nga rruga. Gazetarja më pas i dha hajdutit edhe celularin tjetër e më pas ai u largua.

Colombo tha se reporterja Macedo nuk u plagos dhe se ajo u kthye shëndoshë e mirë në qendrën e CNN-it pas incidentit.