Aktualitet Gazetarja: Taçi i ka 8 milion dollarë borxh shtetit. Reagon biznesmeni

Gazetarja: Taçi i ka 8 milion dollarë borxh shtetit. Reagon biznesmeni

Gazetarja e kronikës në ‘News24’, Klodiana Lala është shprehur në lidhje me biznesmenin Rezart Taçi, ish-pronar i kompanisë ARMO, se ka një proces të hapur penal për mospagim të taksave dhe tatimeve me një dëm prej 8 milion dollarësh në arkën e shtetit.

Lala tha se hetimi ka nisur në vitin 2016-të nga prokurori i Task-Forcës, Dritan Rreshka, i cili ka dalë në konkluzionin se Rezart Taçi ka kryer vepër aktive dhe ka konsumuar vepër penale.

Sipas saj, hetimi ka nisur mbi bazën e një raporti dhe kallëzimi të Drejtorisë Rajonale të Tatimeve, e cila ka ushtruar kontroll pranë subjektit ARMO.

Nga ana tjetër, në një lidhje të drejtpërdrejtë telefonike për emisionin ‘Opinion’, biznesmeni Rezart Taçi e ka mohuar të ketë një proces gjyqësor dhe për më tepër një detyrim financiar shtetit shqiptar.

Rezart Taçi: Nuk kam asnjë detyrim financiar ndaj organeve Tatimore.

Klodiana Lala: Ju thoni se nuk ka një proces penal ndaj jush, por nga ana tjetër ju keni kontraktuar dy avokatë që ndjekin çështjen tuaj. Kjo konfirmon faktin se ndaj jush ka një akuzë zyrtare.

Rezart Taçi: Zonjë unë e di se si janë formuluar ato akuza, akuza që formuloheshin nga Ministria e Brendshme dhe jo nga organet tatimore