Aktualitet Gazetarja zbulon detajet: 1600 shqiptarë jetojnë në Ekuador, shumica merren me trafik...

Gazetarja zbulon detajet: 1600 shqiptarë jetojnë në Ekuador, shumica merren me trafik droge

Gazetarja Fatjona Mejdini e ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan ka folur për grupin e trafikantëve të kokainës që u goditën në kuadër të operacionit “Los Blankos”. Mjedini u shpreh se në Ekuador janë më shumë se 1600 shqiptarë që jetojnë në Ekuador, sipas të dhënave zyrtare.

“Janë 1600 shqiptarë në Ekuador. Sipas agjencisë së narkotike në Ekuador një pjesë e madhe e shqiptarëve që jetojnë aty merren me trafikun e drogës. Ekuadori nuk prodhon kokainë, por është një treg për shpërndarjen e drogës”, u shpreh ajo.

Më tej Mejdini tha se detajet për shqiptarët në Ekuador ia ka dhënë një kolege që punon në këtë vend. “Unë punoj për një organizatë ndërkombëtare dhe kemi bërë një raport për shqiptarët nëpër botë. Ne kemi pasur konsulencë në Ekuador dhe një gazetare investigative aty që na ka dhënë detajet”, shtoi ajo.

Sipas saj, shumë shqiptarë mbajnë pasaporta të huaja. “Po të shikoni dhe raportin e Europol, nuk thonë shqiptarë por shqipfolës pasi shumë janë me pasaporta të tjera. Shumë shqiptarë ikin në Ekuador jo me pasaportë shqiptare, por dhe me pasaporta të tjera”, u shpreh Mejdini.

“Sot gjykata në Ekuador ka dënuar Gramoz Rexhepin me 5 vite të tjera”

Gazetarja Fatjona Mejdini ka thënë më tej se Gramoz Rexhepi është dënuar dhe me 5 vite të tjera në Ekuador.

Ajo tha se vendimi është marrë sot dhe pritet që pas mbarimit të dënimit të ekstradohet drejt Shqipërisë, pasi është bërë një kërkesë zyrtare, por dhe vetë Rexhepi preferon që të vijë në vendin e tij.

“Sot ka dalë një lajm për Gramoz Rexhepit. Në deklaratën e Interpol nuk ishte specifikuar se kush ishte 40-vjeçari në Ekuador. Ai tani do të duhet që të qëndrojë dhe 5 vite të tjera në burg.

Tashmë është një bashkim kërkesash për ekstradimin e tij, pasi e kërkon dhe Shqipëria dhe Itali. Deri tani mësohet se Shqipëria mund të jetë vendi që mund të marrë Rexhepin, pasi është marrë vendimi nga Gjykata”, u shpreh Mjedini.