Kryesore Gazi lotsjellës në protesta: Lleshaj: Berisha e bleu në Izrael pas 21...

Gazi lotsjellës në protesta: Lleshaj: Berisha e bleu në Izrael pas 21 janarit!

Gazi lotsjellës që është përdorur në protestat e opozitës është blerë pas ngjarjeve të 21 janarit 2011, ku mbetën të vrarë 4 demonstrues të opozitës atëherë, sot mazhoranca në qeverisje. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në një intervistë  “Debati në Channel One”, tha se gazi ishte blerë në Izrael nga qeveria Berisha.

Ministri hedh poshtë ekzistencën në Shqipëri të lëndëve helmuese ushtarake dhe nënvizon: “Ne nuk mund të lejonim një Trojë në mes të Tiranës”.

Zoti ministër, a jeni i kënaqur me mënyrën se si policia ka menaxhuar protesta e opozitës gjatë ditëve të fundit?

Puna e deshi ta nis detyrën me menaxhimin e protestave, duke menaxhuar një situatë të ngarkuar dhe jo fort normale politike, e karakterizuar nga protesta të shumta në nivel qendror dhe në nivel lokal. Është jo tipike që një ministër i Brendshëm të harxhojë kohën më të madhe të punës duke u marrë me një situatë të tillë për arsye se protesta të kësaj natyre janë disi jo të zakonshme në Europën normale por të zakonshme në Shqipëri.

Strukurat e policisë e kanë menaxhuar me profesionalizëm të lartë këtë fluks. Them të pazakoshme sepse këto janë protesta që drejtohen nga parti politike sepse protesta ka plot. Evropa është atdheu i protestave. Por në përgjithësi protesta janë të grupimeve të papërfaqësuara.  Protesta këtë qëllim ka. Ti japë zë, atij që nuk ka zë. Por përgjithësisht partitë politike në parlament e kanë zerin e tyre dhe zakonisht nuk dalin në protestë. Kjo është më atipike për Evropën. Ata që janë më të zëshmit, ata që janë të përfaqësuar, lënë platformën ku duhet të shprehen lënë parlametin dhe gjejnë rrugën si mënyrë për tu shprehur. Dhe kjo e bënë të vështirë menaxhimin. Për policinë është disi e vështirë të përballet fizikisht në rrugë me ish-ministrin e Brendshëm, ose me ministrin e ardhshëm të Brendshëm, apo me kryeministrin e ardhshëm në kushte rruge. Megjithatë policia e përballoi dhe menaxhoi shumë mirë.

Pyetja më e rëndësishme është se çfarë gazi u përdor në protestë sepse shumë njoftime, deklarata dhe reagime kanë qenë të tilla që policia ka përdorur lëndë helmuese luftarake jo vetëm të dëmshme por edhe vrasëse?

E kam thënë që në ditën e parë të detyrës që nuk pranoj të bëhem kryepolici i Shqipërisë. Unë nuk kam ndër mend të merrem me çështjet e policisë në nivelin profesional. Kështu që çështjet e mjeteve dhe mënyrave të policisë janë çështje të policisë. Sigurisht që unë mund t’ju them vetëm kaq: Policia e shtetit ka përdorur mjetet që janë të ligjshme, proporcionale. Policia e shtetit ka përdoru një strategji deeskaluese, shumë e tërhequr, e përmbajtur. Ka përdorur atë që ne e kemi quajtur 1-1-0, pra, (1 hap më mbrapa në kohë, pra mos reago ti i pari, por lër atë që ke përballë), (1 shkallë më poshtë në nivelin e forcës, dmth nëse ai përdor 2 duar, ti përdor 1 dorë.) dhe (zero viktima nga menaxhimi i situatës). Këtë policia e shtetit e ka realizuar me sforco të madhe por me përgjegjësi dhe me profesionalizëm të lartë. Policia ka përdorur ato mjete që i ka në inventarin e saj. Për fat të mirë ai inventar ka qenë ngjatë ditëve që ka qeverisur opozita. Ata e dinë fort mirë edhe markat e gazit të përdorur dhe origjinën e blerjes.

Ky gaz është blerë në vitin 2011. Në dijeninë time janë blerë në Izrael. Unë refuzoj të futem në detaje teknike, sepse kjo është punë e policisë. Këtu nuk ka vend për të thënë ka bërë mirë apo keq që i ka blerë. Këto janë standarde policore. Menaxhimi i turmave mund të bëhet me forcë fizike, por kur ke një turmë me mijëra vetë besoj se policia, me forcë fizike nuk realizohet. Në këto kushte përdoren mjete policore për shpërndarjen e turmës. Refuzoj këtë keqpërdorim lidhur me atë që e quajnë lëndë helmuese luftarake prej injorancës ose prej keqdashjes. Lëndë helmuese luftarake Shqipëria nuk ka. Jo vetëm që nuk janë përdorur, por në Shqipëri nuk ka lëndë helmuese luftarake. Shqipëria është vendi i parë në botë që në mënyrë vullnetare ka hequr dorë nga përdorimi i lëndëve helmuese luftarake dhe janë shkatërruar nga një program i gjerë të udhëhequr nga SHBA. Gazi lotsjellës nuk është lëndë luftarake. Lëndët helmuese luftarake kanë qëllim të vrasin. Ndërsa gazi ka qëllim të largojë turmën nga një mjedis i caktuar kur një protestë del jashtë ligjit. Në rastin tonë kemi pasur ushtrim të dhunës ndaj forcave të policisë në rastin e kryeministrisë dhe më 16 shkurt. Ky gaz përdoret në çdo protestë në Evropë.

Po përse u përdor për herë të parë ky gaz në Shqipëri?

Fatmirësisht ky gaz u përdor për herë të parë në Shqipëri. Sepse Shqipëria nuk ka përdorur këto mjete kur ka qenë nevoja për të shpërndarë turmat, por ka përdorur mjete të tjera. Ka përdorur plumba. Protesta të ngjashme në të shkuarën e afërt janë menaxhuar duke përdorur plumba dhe janë mbyllur me gjak. Kemi qenë në unison, policia edhe me partnerët ndërkombëtarë që të përdoret një mjet që nuk të vret, por largon. Kjo është diferenca. Prandaj është përdorur ky mjet vetëm për të larguar nga një zonë ku nuk duhet të jenë.

Por, kur i bleu konkretisht qeveria e Berishës në 2011 kur në fakt nuk i ka përdorur?

Janë blerë pas ngjarjes së 21 janarit.

Por në fakt nuk i përdori.

Nuk ka patur arsye, sepse nuk ka pasur asnjë protestë të dhunshme që të jenë tentuar kryeministria apo mjedise të tjera.

Pse ka qenë një opsion që mund të lihej pa policë? Atëherë do kishim një 14 shtator të dytë, do digjej kryeministria.

Drejtuesit e policisë më thanë është më risk të lartë. Mund të ndodhin incidente që mund të dilnin jashtë parashikimit.

Do të digjej zoti ministër.

Ne nuk mund të lejonim një Trojë në mes të Tiranës. Një Trojë që sulmohej nga kush. Është absurd që partitë kryesore të opozitës që kërkojnë të vinë në pushtet synojnë dhe sulmojnë me dhunë një institucioni kushtetues. Është absurditet.

Zoti ministër kështu ka ndodhur në 29 vjet.

Nuk arrij ta kuptoj. Ai pushtet që vjen nga dhuna prodhon dhunë. Akoma jemi me mendjen e  revolucionit të Tetorit dhe komunës së Parisit.