Sport Gega para derbit: Në festë ka vend për të gjithë. Vetëm Zoti...

Gega para derbit: Në festë ka vend për të gjithë. Vetëm Zoti nuk paragjykohet!

Derbi i kryeqytetit mbetet derbi, është ndeshja më e ndierë e futbollit shqiptar dhe trajneri i Partizanit Skënder Gega e di mirë këtë. Megjithatë për teknikun që po rikthen të Kuqtë te titulli kampion pas plot 26 vitesh, e rëndësishme është që Partizani të fitojë kampionatin edhe pse skuadra e tij do të kërkojë të realizojë këtë mision që në derbin ndaj Tiranës.

Nuk mund ta konsiderojmë ndeshjen e radhës…

“Është ndeshja e radhës, por është specifike, aq më tepër për pozicion që jemi ne. Ndeshjet janë drejt fundit, urojmë t’ia dalim”

Për Tiranën pikë jetike…

“Tirana i di vetë punët e saj. Nuk është detyra jonë ta analizojmë Tiranën. Tifozët nuk kanë humbur shpresat dhe urojmë t’ia shpërblejmë. Ata nuk na janë ndarë edhe në momente të vështira. Nuk i dihet në 90 minuta.

Keni disa mungesa në këtë takim…

“Janë 3 lojtarë që kanë kontribut të jashtëzakonshëm, edhe pjesa tjetër është munduar t’i mbush ato. Nesër është diçka tjetër. E kemi përgatitur ndeshjen siç dimë ne, pa presion, në filozofinë tonë.”

Si e parashikoni, derbi më i vështirë?

“Kemi fituar 2 herë, kemi marrë 7 pikë në 3 derbe. Asgjë tjetër nuk ndryshon vetëm se duhet të mbyllim kampionatin. Tradita është mirë të vazhdohet, nuk i kthehem mbrapsht. Tradita është mirë të vazhdohet, e rëndësishme për mua është të arrihet finalja. Nuk e kemi përmendur që jemi për kampion. Derbet ngelen në histori. E rëndësishme është që Partizani është të ngrejë trofeun, ta finalizojmë këtë.”

Do të ketë festë mbarëkombëtare?

“Ka koiciduar që derbi mund të jetë finalizimi i gjithë punës. Do të kisha dëshirë që “Guerrilasit” që ishin në Gjirokastër dhe anëembanë Shqipërisë të na ndjekin. Nesër jam i sigurt se do të ndizet stadiumi për derbi”.

Është përgatitur sikur kjo është ndeshja e fundit…

“Besoj se është dallim i madh. Ne si profesionistë e dimë se kampionati s’ka mbaruar, kjo frymë është edhe te ekipi. Nuk kanë ëndrra, nuk e kanë fjet mendjen, por nesër është ndeshja e rradhës dhe ne e kemi përgatitur.”

Paragjykimet, i druheni?

“Nuk i kemi ne në dorë. Vetëm Zoti nuk paragjykohet. E keni parë në Champions, në liga të rëndësishme, ka raste që një ekip që shpallet kampion, humbet me klube që nuk janë në nivele të duhura. Derbi është tjetër. Nuk ka rëndësi ça vendi është Tirana.”

Çfarë ju tremb?

“Më tremb çdo ndeshje. Duhet menaxhuar mirë. Duhet të menaxhojmë situatat. Nuk duhet firo, uroj mos të dënohemi me gjëra që janë anësore. Shpresoj të jetë derbi i mirë”

Golat, nuk është Asani dhe Telushi?

“Nuk e zgjedhim ne këtë. Golat vijnë gjatë ndeshjes, shpresoj që të gjithë të bëjnë kontributin. Alban Hoxha mund të shënojë nesër. Shpresoj të marr penallti, të dal në korne, e rëndësishme është ta përfundojmë. Ditën e parë që kam ardhur këtu nuk kemi premtuar kampionatin, por ekip me mentalitet fitues. Jam krenar për të gjithë.

Presioni i Tiranës?

“Presioni është i Tiranës dhe nuk mund të them. Uroj që presioni te ne të jetë sa më i vogël dhe të marrim maksimumin”

Mema ka deklaruar se nuk do të jetë në festë…

“Nuk i mbyllim derën njeriut. Nëse do të vij momenti të festojmë mirë se të vijnë të gjithë. Është herët”

Do të firmosnit për një pikë dhe të shpalleshit kampion?

“Nuk firmos për derbin. 1 pikë ose 3 do më kënaqnin, megjithatë do të më kënaqte më shumë loja, ajo çfarë prodhojmë.”