Bota Gënjeu për udhëtimin në Itali, dënohet me 18 muaj burg

Gënjeu për udhëtimin në Itali, dënohet me 18 muaj burg

Autoritetet kineze kanë marrë masa jashtëzakonisht të ashpra pas pandemisë së koronavirusit. Shteti aziatik ishte i pari që u përball me këtë krizë pasi është vendi ku shpërtheu Covid-19.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se autoritetet atje kanë dënuar një burrë me 18 muaj burg pasi gënjeu për udhëtimin në Itali të veriut. 29-vjeçari udhëtoi nga Pekini në Milano më 1 Mars dhe u kthye pas 6 ditësh sipas ministrit të Sigurisë Publike në Kinë.

Pas kësaj ai udhëtoi në banesën e tij me tren. Policia lokale gjeti historinë e tij të udhëtimit dhe më 11 Mars u akuza për pengim të parandalimit të sëmundjeve infektive.

Ai u konfirmua me koronavirus dhe më shumë se 40 kontaktet të tij të ngushta u vendosën në karantinë.

Kina ka shënuar një ulje të madhe të infektimeve në vend, por problem mbeten personat që vijnë nga jashtë. Tashmë janë këta persona që po rrisin numrin e infektimeve në vend, pasi në nivel lokal në Kinë nuk ka më pothuajse asnjë rast.