Sport Genoa, shansi i fundit për Giampaolon, ja kush mund ta pasojë

Genoa, shansi i fundit për Giampaolon, ja kush mund ta pasojë

Paolo Maldini ka konfirmuar edhe njëherë tjetër se Marco Giampaolo nuk preket për momentin, pavarësisht humbjes turpëruese ndaj Fiorentinës.

Megjithatë ndeshja ndaj Genoas të shtunën do të jetë stacioni i fundit për ish-trajnerin e Sampdorias që në rast të një tjetër rezultati negativ mund të shkarkohet nga stoli i Milanit.

Emrat që mund ta pasojnë janë disa, me Luciano Spallettin që qëndron në krye të listës ndërsa kontakte drejtuesit kuqezinj kanë patur edhe me Claudio Ranierin dhe Rudi Garcian.

Një emër sugjestionues është edhe ai i ish-sulmuesit të Milanit aktualisht trajner i kombëtares ukrainase Andriy Shevchenko. Më vëmendje po vëzhgohen edhe profilet e Wenger dhe Allegrit por që kanë pak shanse për të pranuar.

Pavarësisht gjithçkaje Marco Giampoalo e ka edhe një shans të fundit për të ndryshuar fatin e tij në stolin e Milanit.