Extra Gent Zenelajn apo doktorin? Ja cilin zgjedh Saimir Kodra

Gent Zenelajn apo doktorin? Ja cilin zgjedh Saimir Kodra

Moderatori i emisionit investigativ, Saimir Kodra ka patur rastin që të punojë në krah të doktorit, Gent Pjetri dhe aktorit Gent Zenalaj.

Karrierën e nisi me doktorin, ndërsa sot po korr sukses me aktorin e njohur të humorit. I ftuar në “Mos i Fol Shoferit” nga Rudina Dembacaj, ai është pyetur se cilin do zgjidhte mes tyre.

“Janë dy gjëra të kundërta. Të dy janë histori suksesi në bashkëpunim me mua, si Gent Pjetri dhe Zenelaj. Por sigurisht që sot, jo se jam me Gent Zenelaj por ka një tjetër qasje pjesa ime profesionale dhe artistike. Ka një tjetër stad më lart që sigurisht që kam nevojë më shumë për Gent Zenelaj, për veshin e tij, për mënyrën si i percepton gjërat,” tha Saimirit.

Pas kësaj shtoi se Genti, përveç se koleg është një mik shumë i mirë për të.

Për emisionin e tyre investigativ, tregoi se gjithçka është spontane dhe nuk bëhen dubla, regjistrimi mes tyre është njësoj si jetë në transmetim direkt.

Një ndër rastet më të vështira ishte kur nuk arrinin të ndalnin të qeshurat dhe duhet të xhironin vazhdimisht për të realizuar atë që duhej.