Bota George Soros: Lufta e ftohtë mes SHBA e Kinës mund të nxehet

George Soros: Lufta e ftohtë mes SHBA e Kinës mund të nxehet

Miliarderi liberal George Soros është shprehur ditën e enjte se lufta mes dy ekonomive më të mëdha të botës SHBA-ve dhe Kinës, “kërcënon të kthehet në një luftë të nxehtë”.
Komentet e tij vijnë në një kohë kur investitorët kanë një shqetësim në rritje për një recension serioz, me zgjatjen e luftës tregtare SHBA-Kinë e cila dëmton biznesin dhe ngacmon ndjeshmërinë e konsumatorit.

Duke iu referuar vendimit të Trump për të etiketuar Kinën si një konkurrent “strategjik” në fund të 2017-ës, Soros tha se kjo qasje ishte “shumë e thjeshtë (simplist)”.

“Një politikë efektive në lidhje me Kinën nuk mund të reduktohet në një slogan. Lind nevoja të jetë më e sofoistikuar, e detajuar dhe praktike; dhe duhet të përfshijë një përgjigje ekonomike amerikane për inisiativën “Belt and Road” ” tha ai.

(*Iniciativa Belt and Road, është një inisiativë kineze e njohur edhe si Brezi Ekonomik i Rrugës së Mëndafshit dhe Rrugës Detare i shekullit 21. Një strategji zhvillimi e miratuar nga qeveria kineze që përfshin zhvillimin e infrastrukturës dhe investimet në vendet e Europës, Azisë dhe Afrikës)

Soros, një dhurues demokratik dhe kritik i Presidentit Donald Trump, i ndau mendimet e tij në një darkë private në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër.

“Për fat të keq, Presidenti Trump ngjet se po ndjek një kurs të ndryshëm: bën koncesione me Kinën dhe deklaron fitore teksa rinovon sulmet e tij ndaj aleatëve të SHBA-ve. Kjo mund të dëmtojë qëllimin e politikës së SHBA-ve për të frenuar abuzimet dhe tejkalimet e Kinës,” tha ai.

“Realiteti është se ne jemi në një luftë të ftohtë që kërcënon të kthehet në të nxhetë,” shtoi Soros.

Konflikti tregtar

Uashingtoni dhe Pekini kanë qenë në një udhëkryq për shka të betejës tregtare për disa muaj.

Takimi i krerëve të shteteve ndërkombëtare në janarin me dëborë të Davosit fillimisht pritej të ofronte një platformë për të dyja palët për të mbajtur bisedime përpara 2 marsit si afat ti përcaktuar.

Por, Shtëpia e Bardhë anuloi menjëherë delegacionin e saj për të udhëtuar drejt Zvicrës javën e kaluar.

Raundi i ardhshëm i negociatave është caktuar të jetë në fund të muajit, kur zv kryeministri kinez Liu He do të udhëtojë drejt SHBA-ve për të takuar zyrtarë të SHBA-ve në Uashington.

“Nëse(Presidenti) Xi dhe Trump nuk do të ishin më në pushtet, një mundësi do të paraqitej për të zhvilluar një bashkëpunim më të madh midis dy superfuqive kibernetike,” tha Soros.
Në diskutimin e të njëjtës ngjarje, sipërmarrësi Hungarezo-Amerikan e përshkroi gjithashtu presidentitn e Kinës Xi si kundërshtarin “më të rrezikshëm” të atyre që besojnë në një shoqëri të hapur.

*Burimi: CNBC