Extra Georgina e trishtuar: Cristiano po më qëndron pranë, nëse më propozon…

Georgina e trishtuar: Cristiano po më qëndron pranë, nëse më propozon…

“Është momenti më i vështirë i jetës sime”.

Këto janë fjalët e Georgina Rodriguezit, të fejuarës së Cristiano Ronaldo, pak ditë pas ndarjes nga jeta të babait të saj.

Në këtë intervistë për mediet argjentinase, Georgina shfaqet tejet e hidhëruar, por njëkohësisht mjaft e fortë si një vajzë që duhet të nderojë prindin e saj.

“Ndihem e shkatërruar, por Cristiano po kujdeset shumë për mua dhe po më qëndron pranë në këto momente trishtimi.”

Edhe pse ndoshta nuk ishte momenti i duhur, Georgina u pyet nëse CR7 i kishte propozuar për martesë.

“Akoma jo, por do të më pëlqente shumë.”